PSG ka ndërtuar një ekip ëndrrash, por nuk ndalet me kaq drejtori Leonardo po punon ende të përmirësojë ekipin. Një mesfushor i nivelit të lartë kërkohet prej kohësh për ekipin e Pochettinos.
Eduardo Camavinga është çdo ditë e më pranë gjigantëve të Ligue 1. L’Equip raporton se tratativat me Rennes janë drejt fundit me sukses.
Vetë mesfushori i talentuar, kontrata e të cilit skadon pas një viti është i gatshëm të bashkohet me PSG. Gjithçka do të mbyllet në ditët në vijim për shifrën e 30 milionë eurove. /abcnews.al