Atletiko e Madridit u eleminua nga Kupa e Mbretit në Spanjë, në një tjetër disfatë këtë sezon. Trajneri argjentinas, Simeone, nuk po mundet të arrijë sukseset e viteve të kaluara.
Pësoi golin më të shpejtë në stolin e kësaj skuadre.
Diego Pablo Simeone e kuptoi mesazhin që në fillim, ndërsa Atletiko e tij pësoi dështimin e dytë të rëndësishëm të sezonit.
Eleminim nga Kupa e Mbretit në Spanjë në fushën e Seviljes, madje duke I dhënë fund kësaj aventure me dy humbje radhazi.
Ishte disfatë më e vogël sesa eleminimi nga Liga e Kampionëve, por gjithsesi tregoi se Atletiko për momentin nuk është ajo e viteve të kaluara.
Simeone nuk po arrin ta motivojë si më parë, kur fitoi titullin në Spanjë, Kupën e Mbretit dhe arriti dy finale të Championsit.
Gjithsesi, u duk se trajneri argjentinas u ruajt pak në kupë, duke i kushtuar më shumë vëmendje kampionatit spanjoll, aty ku ndodhet në vend të dytë pas Barcelonës.
Objektiv mbetet kualifikimi sërish në Champions dhe fitorja e Ligës së Europës, por një mundësi qoftë edhe matematike është fitorja e titullit.
Sa për Seviljen, skuadra e Vinçenco Montelës, u kualifikua me meritë për në gjysmëfinale, duke i fituar të dyja ndeshjet, me golaverazhin 5-2.
Trajneri italian ndoshta do të lerë pas periudhën negative të fillimit dhe do të ketë suksese në Spanjë./abcnews.al