Nuk kanë fund problemet për Real Madrid. Edhe pse sezoni i ri nuk ka filluar ende madrilenët po përballen me dëmtime. Pas Asensios i cili aludohet se ka mbyllur sezonin, një tjetër dëmtim është regjistruar tek spanjollët.
Bëhet fjalë për blerjen e verës, mbrojtësi francez Ferland Mendi i cili do të humbasë startin e La Ligas. Futbollisti pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë seancës stervitore që Real Madrid po zhvillon në Amerikë. Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra e Real Madrid ndërkohë që nuk bëhet e ditur sa ditë do të mungojë futbollisti.
Mendi kaloi tek Real Madrid për shifren e 48 mln eurove nga skuadra franceze e Lion. Deri ne rikthimin e 24-vjeçarit në fushat e lojës, Marcelo do të jetë një titullar i padiskutueshëm në korsinë e majtë të mbrojtjes. Kujtojmë që si Mendi ashtu edhe Marcelo do të garojnë një vend në formacionin e Zidane pasi luajnë në të njëjtin pozicion./ABC News Albania 24/7

