Real Madrid, përmes një komunikate zyrtare, ka bërë me dije se pas testeve mjekësore është konstatuar se Thibaut Courtois ka pësuar një këputje të meniskusit në gjurin e tij të djathtë.
Ky lëndim i ri i Courtois ka ardhur sot (e martë) në seancën stërvitore që Real Madrid po e zhvillonte sipas planprogramit.
Sipas raportimit nga “The Athletic”, Courtois pritet që të jetë jashtë fushave për 6 deri në 7 muaj, që do të thotë se prezenca e tij këtë sezon është në rrezik serioz.
Sipas mediave spanjolle, doktorët e Real Madrid janë duke vlerësuar nëse Courtois ka nevojë t’i nënshtrohet operimit apo jo.
Ky lëndim vjen në kohën më të keqe për belgun, pasi ai ishte fare pranë rikthimit në fushë pas këputjes së ligamentit në gjurin e majtë që bëri që ai të humbasë të gjitha ndeshjet deri në këtë fazë të sezonit.
Ka qenë Ancelotti ai i cili pas ndeshjes me Osasunën, kishte konfirmuar se Thibaut Courtois me gjasë do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Athletic Bilbaos pas pushimit me kombëtare, por tani lëndimi i ri e ka penguar këtë gjë./ h.ll/abcnews.al