Problemet e dëmtimeve nuk po i ndahen Neymarit. Brazili po luan miqësoren e radhës me Nigerinë dhe sulmuesi i PSG-së është dëmtuar përsëri.
Vetëm 12 minuta ka zgjatur ndeshja e tij dhe i është dashur t’i lërë vendin Philippe Coutinhos. 27-vjeçari pësoi një dëmtim në minutën e dhjetë dhe tentoi të qëndronte në fushë.
Neymar provoi të vazhdonte lojën, por dhimbjet nuk e kanë lënë të qetë. Bomberi brazilian ka kërkuar zëvendësim për të mos përkeqësuar më shumë gjendjen e tij, ndërsa kontrollet mjekësore do të përcaktojnë saktësisht shkallën e dëmtimit. /abcnews.al