Ylli i Bayern Munchen, Serge Gnabry, është një ndër lojtarët më të mirë në botë për momentin. Kjo gjë u konfirmua dhe në gjysmëfinalen e Champions League kundër Lyon, ndeshje në të cilën Gnabry u shpall dhe lojtari më i mirë i takimit.
Gjermani shënoi dy gola të shkëlqyer dhe i hapi udhë suksesit 0-3 të bavarezëve, që tashmë do të luajnë në finale kundër PSG-së. Paraqitja e Gnabryt ndaj Lyon i dha edhe një tjetër vlerësim prestigjioz.
Sulmuesi anësor u shpall si lojtari më i mirë i gjysmëfinaleve në UEFA Champions League, një çmim mëse i merituar. Gnabry ka arritur potencialin e tij te Bayern dhe sfidë pas sfide po tregon cilësi të shkëlqyera./ abcnews.al
?? @SergeGnabry has been voted #UCL Player of the Week. ⚡
Congratulations, Serge! ?#MissionLis6on #MiaSanMia pic.twitter.com/eKShCEFTG3
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 21, 2020