Tjetër “balckout”, rregullatori i Energjisë Atomike humb sinjalin nga termocentrali i dytë bërthamor ukrainas

schedule22:46 - 9 Mars, 2022

schedule 22:46 - 9 Mars, 2022

Një sistem monitorimi që i dërgon informacion mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së nga uzina e Zaporizhzhia-s në Ukrainën jugore ka ndaluar transmetimin e të dhënave. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

IAEA raportoi të njëjtën ndërprerje në Çernobil në Ukrainën veriore dje.

Forcat ruse sulmuan Zaporizhzhia-n, termocentralin më i madh bërthamor në Evropë – javën e kaluar, duke shkaktuar shqetësime për një rrjedhje të mundshme të rrezatimit.

IAEA tha se arsyeja e ndërprerjes së të dhënave është e paqartë ndërsa shtoi se po vazhdon të marrë informacion nga objekte të tjera në Ukrainë, duke përfshirë tre që prodhojnë energji

Operatori i Zaporizhzhia ka njoftua mbikëqyrësin se dy nga katër linjat e tensionit të lartë të zonës janë dëmtuar. Operatori tha se nevojat për energji të centralit jashtë vendit mund të sigurohen nga një linjë energjie. /abcnews.al/