Tjetër anëtare e Kushtetueses del para KPK

schedule13:45 - 18 Prill, 2018

schedule 13:45 - 18 Prill, 2018

Një tjetër anëtare e Gjykatës Kushtetuese pritet të dalë të hënën në date 23 prill, në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ajo është Altina Xhoxhaj, një tjetër pjesëtare e organeve të larta të sistemit gjyqësor në Shqipëri që përfundojnë procesin e vlerësimit kalimtar. Trupa gjykuese për vlerësimin e gjyqtares Altina Xhoxhaj përbehet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Ciftja dhe Genta Tafa ( Bungo).

Altina Xhoxhaj është anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese që del para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas Fatos Lulos që u shkarkua dhe ka apaluar në Kolegj dhe Vitore Tushës që u konfirmua si gjyqtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!