Tjera prapaskena për Eriksen, Interi ia ofroi Bayernit për një mbrojtës

schedule18:50 - 13 Tetor, 2020

schedule 18:50 - 13 Tetor, 2020

Inter i ka ofruar Bayern Munchen të shkëmbejë Christian Eriksen me mbrojtësin Jerome Boateng. “Bild” raporton se Interi kishte kontaktuar me drejtuesit e Bayern dhe kishte propozuar një marrëveshje shkëmbimi. Eriksen u transferua tek Interi në janar, por nuk ka bindur trajnerin Antonio Conte.

Gazeta gjermane raporton se Bayern ishte një nga klubet që iu ofrua Eriksen, por trajneri Hansi Flick dëshironte ta mbante Boateng në Allianz Arena.

Eriksen ende nuk ka filluar asnjë ndeshje si titullar në Serie A këtë sezon, por ishte përsëri në listën e golashënuesve kur Danimarka mundi Islandën 3-0 fundjavën e kaluar./abcnews.al