Tifozët e Lazios shpeshherë kanë shkaktuar trazira dhe janë akuzuar për koret raciste që përdorin ndaj lojtarëve me ngjyrë kundërshtarë. Sot, “viktimë” e racizmit ishte edhe sulmuesi i Brescias, Mario Balotelli.
SuperMario shënoi në takimin kundër Lazios sot, por nuk i mjaftoi skuadrës së tij, pasi rezultati u përmbys në 1-2 dhe Lazio u largua me tri pikë të plota. Pas ndeshjes, Balotelli shkroi në Instagramin e tij zyrtar: “Është një humbje që djeg shumë, por ne do të rikthehemi edhe më të fortë. Tifozë të Lazios që ishin sot në stadium, turp t’iu vijë!”/abcnews.al