Napoli do të përballet me Atalantën ditën e nesërme, një takim shumë i rëndësishëm për skuadrën e Luciano Spalletti që kërkon të sigurojë fitoren për të shpresuar te një hap fals i Milanit në garën për titullin kampion.
Në konferencën për shtyp, tekniku i Napolit ka analizuar edhe përballjen me bergamaskët, ndërsa Spalletti ka theksuar se e pret një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme në “Gewiss”.
“Me Atalantën duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse kush humbet vigjilencën në këtë takim mundet. Ata kanë një skuadër shumë cilësore dhe dinë të mbajnë ritmin e lartë. Janë një skuadër e ndërtuar mirë, nuk mjafton një lëvizje, por do të jenë 95 minuta betejë e ashpër”, ka thënë trajneri i Napolit.
“Jemi këtu sepse kemi arritur të fitojmë shumë ndeshje ndonëse skuadra nuk ka qenë e plotë. Jam i kënaqur me paraqitjet e djemve. Gasperini është një trajner i zoti, mjafton të shikosh ku e ka çuar Atalantën dhe çfarë ka arritur të ndërtojë. Duhet përgëzuar i gjithë klubi i Atalantës”, ka shtuar tekniku.
“Vonesa e Osimhen? Jam i lumtur sepse na është dedikuar një hapësirë e madhe në ‘La Gazzetta dello Sport’. Covid, fitime kapiteale, Alemao, Oismhen që nuk pëlqehet nga dhomat e zhveshjes. Nëse do të kishit folur edhe për ndeshjen, do të ishte gjithçka e kompletuar. duhet të jeni të kujdesshëm me tifozët e Napolit. Klubi do të flasë për Osimhen nesër për t’u sqaruar”.
“Titulli? Varet shumë nga ndeshja e nesërme. Nëse nuk fitojmë, duhet të luftojmë për vendin e katërt”, u shpreh Spalleti, i cili duhet t’i bëjë llogaritë pa të pezulluarit Osimhen dhe Rrahmani, si dhe të dëmtuarin Di Lorenzo që pritet ta zëvendësoi Zanoli. /f.a/abcnews.al