Titulli kampion dhe zhgënjimi i këtij sezoni, Lippi analizon garën në Serie A

schedule18:52 - 25 Nëntor, 2019

schedule 18:52 - 25 Nëntor, 2019

Juventusi këtë sezon në Seria A duket se nuk do të jetë vetëm në luftë për titullin kampion. I këtij mendimi është edhe ish-trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi. Italiani mendon se Interi po e bën më interesante garën, por Sarri do ti udhëheqë juventinët drejt një tjetër titulli kampion.

“Mendoj se kjo luftë mes dy vendeve të parë do të vazhdojë deri në fund. Në gusht parashikoja të ishin tre ekipe pretendente, por Napoli nuk është ai që jemi mësuar të shikojmë vitet e fundit dhe vështirë të futet në garë për titullin kampion. Konkurrenca i bën shumë mirë futbollit italian, pasi niveli i lojës rritet si dhe lojtarët më të mirë në qarkullim kërkojnë të luajnë në Seria A”, deklaron Lippi për ‘Corriere dello Sport’.

Trajneri i cili i ka drejtuar si Juven dhe Interin beson se ‘Zonja e Vjetër’ vazhdon të jetë ekipi për tu mposhtur në Itali. “Ekipet e tjera duhen të kenë frikë nga Juventusi. Të gjithë e pamë çfarë ndodhi në Bergamo. Në një fushë të vështirë si ajo e Atalantës, vetëm një ekip i konsiliduar si bardhezinjtë mund ta përmbysin sfidën për 10 minuta”, mbyll 71-vjeçari, i cili para pak ditësh e mbylli aventurën si trajner në kampionatin kinez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!