Titulli i dytë me Qarabag, skuadra e Redon Xhixhës fiton për të 11-n herë kampionatin

schedule18:56 - 29 Mars, 2024

schedule 18:56 - 29 Mars, 2024

Me kampionatet e futbollit në Evropë, që janë shumë pranë fundit të tyre, në disa raste kanë filluar të duken fituesit e tyre e në disa raste të tjera kampionët janë shpallur, me azerët e Qarabag, që kanë siguruar titullin kampion, në javën e 28-të të këtij sezoni, 8 javë para mbarimit të këtij edicioni, në fitoren 6 me 1, ndaj skuadrës së Kapaz.

Pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-“ylli” i sulmit të Tiranës, Redon Xhixha, me 25-vjeçarin, që u transferua në janarin e vitit 2023, për shifrën e 550 mijë eurove, nga “Bardheblutë”. Te Qarabag, “fantazisti” ishte protagonist jo në pak raste, duke shënuar plot 6 gola e asistuar 2 të tjerë, në 32 sfidat e luajtura.

Kështu, pas sigurimit matematikor të titullit kampion, Qarabag fiton për të 11-tën herë këtë kompeticion, teksa këtë sezon ka arritur të grumbullojë plot 69 pikë, plot 26 më shumë se ndjekësit më të afërt se Neftci Baku, dhe me vetëm 24 pikë në lojë është e pamundur që skuadra e Xhixhës të humbasë vendin e parë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!