Titulli dhe e ardhmja e dyshes Simeone-Suarez, presidenti i Atletico flet me zemër

schedule14:28 - 26 Maj, 2021

schedule 14:28 - 26 Maj, 2021

Atletico Madrid ia doli të rrëzojë nga froni Real Madrid dhe u shpall skuadra kampione e Spanjës në sezonin që sapo lamë pas. Titulli i 11-të në historinë e “Colchoneros”, teksa Enrique Cerezo e cilëson si më të bukurin.

Presidenti i klubit iberik ka dhënë një prononcim për Marca, aty ku flet edhe rreth së ardhmes së trajnerit Diego Simeone. Ky i fundit ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me kampionët e Spanjës.

Ishte kampionati më i bukur i 50 viteve të fundit. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë. Simeone? U përqafuam me njëri-tjetrin, besoj se ai përqafim tregon gjithçka për raportin që kemi. Ai do të qëndrojë me ne për aq kohë sa të ketë dëshirë.

 

Suarez dhe Simeone

Diego vendos vetë për të ardhmen“, deklaron kreu i Atleticos, i cili ndalet edhe te Luis Suarez, bomberi uruguaian që udhëhoqi skuadrën drejt titullit me golat e tij të rëndësishëm. “Luis përjetoi një situatë të veçantë te Barcelona.

Ne përfituam dhe dolëm fitues me afrimin e tij. Ai ka edhe një vit kontratë me ne, mund të vazhdojë të jetë pjesë e Atleticos nëse ka dëshirë. Mendoj se ndihet i lumtur dhe shumë rehat këtu te ne“, theksoi bosi 73-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!