Titullar kundër Southampton, De Gea me rekord fantastik për United

schedule20:18 - 13 Korrik, 2020

schedule 20:18 - 13 Korrik, 2020

David De Gea do ta nisë titullar takimin mes Manchester United dhe Southampton, që starton në orën 21:00, sfidë e vlefshme për javën e 35-të në Premier Leaguen angleze.

Kjo do të jetë ndeshja e 400-të për gardianin spanjoll me fanellën e Manchester United, një shifër me të vërtetë jubilare. Gjithashtu, De Gea ka arritur ta mbajë rrjetën e paprekur në 140 sfida.

Te “Djajtë e Kuq”, De Gea erdhi nga ekipi i Atletico Madrid, si një portier i talentuar. Pas disa javësh vështirësish, spanjolli ia doli të marrë numrin 1 në fanellë dhe të jetë portieri kryesor i Manchester United./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!