Historiani Paskal Milo pohon se gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur asnjë marrëveshje të komunistëve e Enver Hoxhës në dëm të vendit,
“Historia e shqiptarëve” pritet të japë përgjigje faktike edhe për trajtimin që i është bërë nga ata, edhe pas ardhjes në pushtet, çështjes së Kosovës.
Studiuesja Sonila Boçi, përgjegjëse për Periudhën e Komunizmit në rishkrimin e historisë, zbulon dokumente që janë në proces pune, e që mund të jenë kompromentuese për regjimin e asaj kohe.
Me 59 mijë e 9 të internuar; 34 mijë e 135 të burgosur; 6 mijë e 27 të vrarë; 984 të vdekur në burg dhe 308 persona që për shkak të torturave humbën aftësitë mendore, periudha e komunizmit në “Historinë e shqiptarëve” do të ketë një qasje tjetër sipas Boçit, ku jo vetëm do të paraqiten faktet në formë enciklopedike, por do të analizohen ato.
Një nga çështjet që pritet të marrë përgjigje është edhe se kujt i takonte autorsia në vendimarrjet e krimeve që u bënë në diktaturë: a ishin ato individuale të Enver Hoxhës apo kolegjiale. /Abcnews.al