Tifo grupi më i madh i skuadrës së Tiranës, “Tirona Fanatics” janë përballur më një problem pak minuta para se të fillonte ndeshja me Skënderbeun, në “Air Albania”.
Prej kohës dihet tashmë se tifogrupi i bardhebluve kundërshton fort, rregullin që në stadium të hynë me kartat e identitetit.
Një problem ky që javë pas javë po zvarritet dhe nuk po gjen zgjidhje. Nëse javën e lakuar me Kukësin, “Tirona Fanatics” ishin prezentë në shkallët e stadiumit pasi kishin rënë dakort me drejtuesit për të hyrë pa ID, vetëm 1 javë pas, në sfidën me Skënderbeun janë përballur përsëri me të njëjtën pengesë.
ID për të hyrë në stadium, gjë e cila nuk është pranuar nga “Fanatics” të cilët kanë refuzuar të ndjekin skuadrën nga shkallët e stadiumit. /f.a/abcnews.al