Tiranë, zyra të reja për të aplikuar për kartat e identitetit

schedule13:53 - 6 Shkurt, 2019

schedule 13:53 - 6 Shkurt, 2019

Një zyre e re hapi dyert për qytetarët e Tiranës, të cilëve iu ka përfunduar afati i përdorimit të kartave të identitetit dhe pasaportave. Kryebashkiaku Erion Veliaj i inspektoi bashkë me zëvëndësministren e Brendshme, Rovena Voda.

Banorët e Njësisë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë nga e mërkura mund të aplikojnë për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, në mjediset e reja, çelur pranë shkolles “1 Maji”. Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi qytetarët të aplikojnë pa ardhur vera, kur në sportele parashikohet një fluks i shtuar për shkak të ardhjes së emigrantëve pavarësisht zgjatjes së afatit të vlefshmërisë së këtyre dokumenteve.

“Vërtet mund ta shtyjmë afatin e kartës deri në 2019, por jashtë Shqipërisë gjërat duhet të jenë të vlefshme, ndaj për të gjitha këto arsye, tani që është relaksuar situata në pjesën më të madhe të Tiranës, dua të ftoj qytetarët që ta përdorin këtë mundësi. Ka shumë pak radhë, gocat e çunat që punojnë këtu janë jashtëzakonisht miqësorë e efiçentë, në punë 4-5 minutash mbaron një detyrim që mbi të gjitha të vlen ty si qytetar. Pra, s’ka panik për t’u shtyrë, por ka mjaftueshëm hapësirë që punën e sotme të mos e lëmë për nesër dhe të marrim kartën e identitetit”.

Krahas aplikimit për karta identiteti Veliaj i bëri thirrje qyetarëve të verifikojnë emrin në listat e zgjedhësve pranë njësive administrative.

“Duke qenë se është një proces tjetër që për herë të parë kjo administratë e Bashkisë së Tiranës do të sigurohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, nuk duam që të ketë votime nëpër lokale apo në ambiente private”.

Sipas zëvëndësministres së Brendshme, kartat e reja të identitetit kanë cilësi shumë më të lartë dhe elemente sigurie shtesë krahasuar me dokumentet e lëshuara më herët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!