Tiranë/ Vodhi një automjet, arrestohet 47-vjeçari

schedule11:31 - 18 Mars, 2025

schedule 11:31 - 18 Mars, 2025

Tiranë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”.

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi vodhi 1 automjet dhe tentoi të vidhte në 2 automjete të tjera që iu theu xhamat.

Ndërkohë gjatë operacionit është gjetur dhe sekuestruar automjeti i vjedhur.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.03.2025, ka vjedhur me thyerje produkte të ndryshme në lokalin e shtetasit L. H. dhe automjetin e këtij shtetasi, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 automjete të tjera të parkuara afër këtij lokali, të cilëve iu ka thyer xhamat. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur nga 47-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!