Një 60-vjeçar ka humbur jetën teksa po kryente punime në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Besim Alla” në zonën e Kombinatit në kryeqytetu.
Dyshohet se duke lyer në banesën e tij, ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al