Tiranë/ U arrestua për vjedhje, ndërron jetë në spital 28-vjeçari

schedule16:53 - 20 Maj, 2023

schedule 16:53 - 20 Maj, 2023

Ka ndërruar jetë në QSUT, Jani Rustemi i cili u arrestua më datën 12 prill pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një garazh në rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Pas arrestimit, familjarët pretenduan se brenda ambienteve të paraburgimit është ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre dhe për këtë AMP nisi një hetim.

I riu ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariti i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB për veprime të metejshme hetimore

Njoftimi:

Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qëndror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, konfirmuar nga Mjeku.

Rustemi është i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë.

28-vjeçari  ishte i shtruar ne Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.

Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariti i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB për veprime të metejshme hetimore.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!