Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga dy shtetas

schedule11:55 - 2 Gusht, 2023

schedule 11:55 - 2 Gusht, 2023

Policia e Tiranës ka kapur dhe ndalur shtetasin e shpallur në kërkim, Gent Saçi, 51-vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “ Keqtrajtim i të miturit”.

Po ashtu është ndaluar edhe një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Gent Saçi, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. R., 27 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al