Një autobus i transportit publik në Tiranë ka dalë nga rruga për shkak se drejtuesi i tij ka humbur kontrollin. Për pasojë mjeti u përplasur me bordurën e një rruge, duke lënë 5 pasagjerë të plagosur, pa rrezik për jetën.
Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore. Të lënduarit po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al