Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë. Gjatë këtij takimi Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme që më 11 maj shqiptarët të votojnë për Shqipërinë Europiane.
“Zgjedhjet e 11 majit nuk janë thjesht zgjedhje për një parti. Nga ajo që do të ndodhë më 11 maj varet shumë ajo se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me BE”, tha Rama.
Më tej siç tha ai, Shqipëria ka mundësinë që të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane.
“Janë 27 vende që vendosin të gjitha së bashku, për të hapur derën. Ne kur kemi ardhur në detyrë në mandatin e parë, kemi qenë shumë larg asaj dere. Tani situata ka ndryshuar”, u shpreh ai.
/abcnews.al/

