Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim ish-shefin e Policisë Rrugore

schedule09:52 - 16 Tetor, 2025

schedule 09:52 - 16 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-shefin e policisë rrugore Roven Zeka dhe e ka dërguar në Gjykatën e Posaçme.

Bashke me Zekën në akuzë janë dhe dy punonjësit Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. SPAK ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.

Sipas hetimeve, dyshohet se Roven Zeka dhe Sokol Novaku janë të përfshirë në një rast korrupsioni.

Sipas të dhënave në polici, bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë marrë shumë të konsiderueshme parash, për të tjetërsuar provat në aksident.

Për këtë dyshohet se ka pasur dijeni edhe shefi I komisariatit të Policisë Rrugore Roven Zeka. Denoncimi sipas të dhënave nga SPAK, mësohet se është bërë nga një qytetarë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!