Tiranë/ Prodhonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet amerikani

schedule09:24 - 14 Nëntor, 2024

schedule 09:24 - 14 Nëntor, 2024

Finalizohet pas disa muajsh hetime operacioni policor i koduar “Gjurma virtuale”.

Operacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës.

Në pranga ka rënë një 71 -vjeçar shtetas amerikan pasi prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan 71 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se amerikani ishte me precedent penal në Rusi, ku kishte qenë i dënuar me 7.5 vite burg

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!