Tiranë/ Prishën qetësinë publike duke vënë muzikë të lartë në lokal, procedohen penalisht dy menaxherët

schedule15:27 - 10 Qershor, 2023

schedule 15:27 - 10 Qershor, 2023

Dy menaxharë të një lokali në Tiranë janë proceduar penalisht, pasi prishën qetësinë publike, duke shqetësuar banorët duke vënë muzikë të lartë.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Muatafa Matohiti”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat dy menaxherët e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Kontrolle intensive për parandalimin e ndotjes akustike.

Prishën qetësinë publike, duke shqetësuar banorët pasi kishin vënë muzikë të lartë në një lokal, procedohen penalisht dy menaxherët e lokalit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Muatafa Matohiti”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat dy menaxherët e lokalit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”, shtetasit 21 vjeç, dhe  22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!