Tiranë, pranga biznesmenit të ndërtimit

schedule15:35 - 10 Maj, 2018

schedule 15:35 - 10 Maj, 2018

Krimi ekonomik në Policinë e Tiranës ka prangosur ndërtuesin e zonës së “Unazës Re” Dritan Llanaj. 41-vjeçari u arrestua, pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Uniformat blu pohojnë se Llanaj ka falsifikuar disa dokumente, ndërkohë që apartamentet që i takonin pronarëve të tokës ia ka shitur disa qytetarëve të tjerë.

Vite më radhë, pronarët e tokës kanë kërcënuar se do hidhen nga pallati, i cili ishte ende në ndërtim, pasi Dritan Llanajn nuk u kishte dhënë pjesën që u takonte me kontratë dhe i kishte mashtruar.

Pronarët e tokës në verën e 2017-s, protestuan në mënyrë demonstrative në Prokurorinë e kryeqytetit, pasi kishin mbetuar pa banesë, duke jetuar në qiell të hapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!