Tiranë, plagosen me armë zjarri 3 persona

schedule08:35 - 28 Qershor, 2018

schedule 08:35 - 28 Qershor, 2018

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në orët e para të së enjtes në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Policia bëri të ditur paraprakisht se ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Përplasja dyshohet se ka nisur në një pikë bastesh dhe ka vijuar më pas me armë në rrugë.

Në vendin e ngjarjes, sipas burimeve nga policia, u gjetën 14 gëzhoja. Të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mbetën Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, Juxhin Mumajesi, 24 vjeç dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

Të tre janë dërguar ne spital, ndërsa burime nga spitali u Traumës konfirmojë se Durollari ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën.

Për ngjarjen janë shoqëruar 20 persona ndërsa një nga pistat që po heton policia është influenca për të pasur treg në fushën e lëndëve narkotike, kryesisht në zonën e Kinostudios./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!