Dy vëllezër kanë rënë në pranga, pasi gjatë një operacionit nga blutë e Tiranës, është zbuluar një banesë të cilën dy vëllezërit e kishin përshtatur për kultivimin e kanabisit.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre. Ndërsa është proceduar penalisht babai dy vëllezërve për moskallëzim krimi.
Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/