Tiranë/ Nuk u ndjenë mirë në ambientet e punës, përfundojnë në spital punonjëset e fabrikës

schedule18:37 - 25 Maj, 2023

schedule 18:37 - 25 Maj, 2023

 

Ditën e sotme janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli bnë Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punë nuk janë ndjerë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se punonjëset kanë të turnit të parë dhe punonin në një fabrikë të prodhimit të kabujve elektrik.

Në mëngjes kur kanë shkuar punonjësit kanë pasur ndjesinë e asfiksisë.

Dyshohet se mund të kenë pasur ndonjë reaksion nga përbërësit e lëndëve që përdoren për prodhimin e kabllove, por nuk është përcaktuar akoma. Janë marrë pamjet e kamerave dhe po vëzhgohen për të parë çfarë ka ndodhur.

Dy prej punonjëseve, 42 dhe 47 vjeç ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al