TIRANË- Goditet rrjeti i prostitucionit. Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia janë zbuluar 3 apartamente me qira në të cilat ushtrohej prostitucion.
Apartamentet ndodheshin në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.
Sipas policisë, janë arrestuar 3 shtetase kolumbiane. Në pranga është vënë edhe një shtetas spanjoll, pasi shfrytëzonte 3 shtetaset kolumbiane, për këtë veprimtari kriminale.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këto raste.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


