As Bashkia e Tiranës nuk i shpëtoi rifreskimit. Këtë të enjte, katër nënkryetarët paraqiten dorëheqjen nga detyra. Deri më tani nga ky riorganizim nuk është prekur Anuela Ristani, e cila vijon të mbajë detyrën e kryetares së komanduar.
Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi këto ndryshime në Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar si një “rifreskim” dhe domosdoshmëri. Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se zëvendësuesit e rinj, janë emrat e duhur për Bashkinë.
“Bashkia e Tiranës ka nevojë për një rifreskim edhe për shkak të traumës që ka kaluar. Besoj që filozofia e Ramës do të ndikonte edhe në Tiranë. Në këtë hark kohor ku pritet që Rama të shpallë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës duhet me patjetër që të vazhdojë puna. Mendoj që kanë qenë vendime të duhura dhe mirëmenduar. Patjetër e nevojshme sepse ndihej impakti në qytetet i problemeve që kishte vetë administrata e Bashkisë. Edhe Veliaj me mospozicionin e tij të qartë nuk ka ndikuar për mirë për këtë klimë në bashkinë e Tiranës. Mendoj që është momenti i duhur që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.
/abcnews.al/

