Tiranë/ I mori lekë të riut me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit, arrestohet trajneri mashtrues

schedule16:04 - 27 Shtator, 2023

schedule 16:04 - 27 Shtator, 2023

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Shpëtim Hyseni, 55-vjeç, banues në kryeqytet.

55-vjeçari është dënuar me një vit burg për “mashtrim”, pasi në vitin 2016, kur ishte trajner i një skuadre futbolli në Lezhë,  i ka marrë një shumë parash një shtetasi me premtimi se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 1 vit burgim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Komunën e Parisit, u kap shtetasi në kërkim Shpëtim Hyseni, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!