Tiranë/ I kërkuar në Itali për drogë e falsifikim dokumentesh, arrestohet 45-vjeçari

schedule08:59 - 14 Prill, 2025

schedule 08:59 - 14 Prill, 2025

Tiranë- Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 37”.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentesh”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 45-vjeçarit, Genti Beqiri alias Eduard Pano, në  Itali.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!