Tiranë/ Grabitën një turist, arrestohen autorët e dyshuar

schedule09:58 - 8 Gusht, 2024

schedule 09:58 - 8 Gusht, 2024

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranë pasi grabitën një turist. Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur te “Sheshi Skënderbej”. Mësohet se 22 vjeçari në bashkëpunim me 31 vjeçarin i grabitën turistit me dhunë aparatet celulare.

“Policia e Tiranës e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, ardhjen në ndihmë të çdo turisti që viziton kryeqytetin dhe goditjen e vënien përpara përgjegjësisë penale të çdo autori të dyshuar. I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe në vijim të punës për goditjen e të gjitha paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas një kallëzimi të depozituar nga një turist, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur me dhunë dy aparate celulare, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”. Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit 22 vjeç, Xh. M., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal. Dy të arrestuarit dyshohet se, te sheshi “Skënderbej” i kanë vjedhur dy aparate celulare shtetasit 43 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/