Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa janë sekuestruar 68 doza më lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.
Të rrestuarit janë Isuf Haka, 32 vjeç, Jurdjan Kondili, 19 vjeç dhe Armando Durishti, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.
Sipas policisë Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti.
Ata janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike me “Cannabis Sativa”./abcnews.al