Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete shtetasja e huaj në banesë, dyshimet e para

schedule14:09 - 27 Shkurt, 2025

schedule 14:09 - 27 Shkurt, 2025

Një shtetase e huaj, rreth 30 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Sipas burimeve nga grupi hetimit, 30-vjeçarja e kishte marrë banesën me qera para 6 ditësh. Ka qenë pronarja e banesës që e ka gjetur trupin e pajetë në shtëpi.



Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!