Atentat në Tiranë, vritet 64-vjeçari në zonën e ish-Bllokut

schedule21:27 - 14 Shkurt, 2018

schedule 21:27 - 14 Shkurt, 2018

64-vjeçari Memli Begalla ka humbur jetën sonte në një atentat në zonen e ish-bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tupe”, rreth orës 21:00. Viktima është qëlluar për vdekje me armë zjarri, që dyshohet të ketë qenë me silenciator, sipas disa dëshmive nga vendngjarja. Policia bëri të ditur se ka shoqeruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Policia bëri të ditur se po punohet për sigurimin e provave të vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj.
Në rrugën, ku ndodhi krimi ka kamera sigurie të disa bizneseve dhe mendohet që pamjet e tyre mund të ndihmojne në identifikimin e autorëve të vrasjes.
Disa dëshmi nga vendngjarja treguan se 64-vjeçari Begalla është qëlluar, pasi ka dalë nga makina për të shkuar në banesën e tij, që ndodhej aty pranë.
Sipas disa burimeve, dyshohet se viktima mund të jetë ekzekutuar për një borxh. Ka dyshime se atentatorët e kanë ndjekur 64-vjeçarin me makinë deri në momentin e ekzekutimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!