TIRANË– Në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Policia thotë se viktima dyshohet se është një i pastrehë.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave/ abcnews.al