Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, në bashkëpunim. Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit Luan Çela 44 vjeç dhe Romeo Ramadani 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Po ashtu një 41 vjeçar është shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e drejtuar nga Luan Çela në rrugën “Kujtim Laro”, janë gjetur 5 pako të mbështjella me natriban. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak. Në total është sekuestruar 2,5 kg heroinë./abcnews.al