Brenda vitit do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nga Shkolla Teknologjike deri tek sheshi “Shqiponja” në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë inaugurimit të një tjetër segmenti të Unazës së Madhe në Tiranë.
Një pastrim dhe quhet e përfunduar.
Bëhet fjalë për një tjetër pjesë të Unazës se Madhe të Tiranës.
Nga kryqëzimi i fundit i segmentit Komuna e Parisit – Rruga e re Tiranë –Elbasan deri ku lidhet me aksin Komuna e Parisit –Shkolla Teknologjike.
“Ka mbaruar ndërtimi i të gjithë rrugëve lidhëse dhe ndihmëse që lidhin komunitetin e Kodrës së Diellit dhe Komunës së Parisit me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Gjithashtu, ka përfunduar ndërtimi i kolektorit të shkarkimit të ujërave të bardha dhe të zeza nga Kodra e Diellit duke e lidhur me lumin e Lanës. Nuk do të kemi më probleme me përmbytjet dhe ruajmë investimin e bërë në lidhje me Unazën bashkë me gjithë këtë pjesë. Nga ana tjetër, është bërë plotësimi i të gjithë elementëve të sinjalistikës dhe elementëve mbrojtës për sigurinë e këmbësorëve por edhe për sigurinë e gjithë investimit të kryer”, u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qendro.
Ndërsa ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dha një tjetër lajm të mirë.
“Brenda këtij viti do të vazhdojmë punimet deri tek ‘Sheshi Shqiponja’ që të bëhet e mundur që lidhja direkte e unazës me aksin Tiranë-Durrës. Do të thotë një lehtësim i madh i trafikut dhe kemi të bëjmë me një nga veprat më madhore të investimeve publike. Janë projekte kryesore dhe fokusi i katër viteve të ardhshme do të jetë përfundimi i rrugëve të nisura, plotësimi i gjithë rrjeteve kryesore, nyjeve kombëtare. Jo hapje rrugësh do kudo që nuk sjellin asnjë rezultat ekonomik apo nuk kanë efekt mbi komunitetin”, theksoi Gjiknuri.
Përfundimi i rrugëve të nisura dhe hapjen e nyjeve kombëtare, sipas ministrit të Infrastrukturës janë prioritete të qeverisë gjatë këtij mandati./abcnews.al