Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale.
31-vjeçari, banues në Paskuqan është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një 54-vjeçar ka rënë në pranga pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar dhe më pas i kanë marrë me forcë atij varësen që mbante në qafë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 31 vjeçar, banues në Paskuqan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 54 vjeçar, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifkuar, janë konfliktuar fizikisht me shtetasi 25 vjeç, dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, varësen që mbante në qafë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al