Një vrasja e trefishtë u regjistrua në orët e para të ditës së sotme në zonën e Unazës së Re, në kryeqytet. Dhëndri i një familje pas një konflikti me vjehrrin dhe vjehrrën ka qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas është vetëvrarë.
Sipas informacioneve paraprake, sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri Bujar Mata, 63 vjeç dhe Xhevahire Mata, 59 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së familjes Mata është gjetur i dëmtuar dhëndri i tyre, Majlind Lila,52 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po sipas informacioneve paraprake jo zyrtare mësohet se mes vjehrrit dhe dhëndrit ka patur një proces gjyqësor në gjykatë, ndërkohë që edhe pista e konfliktit të ardhur për shkaqe ekonomike nuk është përjashtuar nga grupi hetimor. Po merren ndërkohë dëshmitë e personave të tjerë të cilët mund të kenë dijeni në lidhje me konfliktin që çoi deri në krimin e trefishtë./abcnews.al