Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Alarmi për bombë në një shkollë private, policia në vendngjarje, evakuohen nxënësit dhe stafi shkollës

schedule12:47 - 21 Shkurt, 2025

schedule 12:47 - 21 Shkurt, 2025

Një alarm për bombë ka sjellë reagimin e policisë. Mësohet se këtë të premte rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ku ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Pas këtij informacioni, Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Ndërkohë vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!