Tiranë/ 39-vjeçari kryen manovra të rrezikshme me automjet dhe përplas 5 këmbësorë, shpallet në kërkim

schedule13:32 - 14 Qershor, 2025

schedule 13:32 - 14 Qershor, 2025

Tiranë- Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi në rrugën “Halit Haxhija” dyshohet se duke kryer manovra të rrezikshme, automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur 5 këmbësorë.

Më pas 39-vjeçari është larguar duke braktisur automjetin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor shpallën në kërkim shtetasin 39 vjeç, pasi në rrugën “Halit Haxhija” dyshohet se, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 shtetas (këmbësorë), të cilët po lëviznin në trotuar, dhe më pas është larguar duke braktisur automjetin. Të dëmtuarit, pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, janë larguar për në banesë. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!