Skuadra e Tiranës ka zyrtarizuar mesfushorin Idriz Batha. Ish-lojtari i Flamurtarit ka nënshkruar për një sezon me opsion rinovimi për një tjetër.
Tirana nuk ka të ndalur në ketë merkato. Skuadra kryeqytetase ka prezantuar blerjen e tretë në harkun kohor të një jave. Pas zyrtarizimeve të Agustin Torassa dhe Elton Cale klubi bardheblu ka prezantuar mesfushorin Idriz Batha, i cili sezonin e kaluar ka mbajtur veshur fanellën e Flamurtarit ndërkohë që në të kaluarën është aktivizuar për skuadrën e Partizanit.
Idriz Batha është bërë sot zyrtarisht pjesë e Tiranës. Mesfushori ka firmosur një kontrate 1-vjeçare me opsionin për të vazhduar sërish në sezonin pasardhës.
Batha vjen si një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit pas firmës në kontratë është prezantuar sot në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”, është njoftimi i klubit të Tiranës.
Kupola drejtuese e skuadrës kryeqytetase po zhvillon një punë intensive duke nënshkruar me element cilësor. Qëllimi është një dhe i vetëm, ti rikthehet lavdia skuadrës më të titulluar në Shqipëri./ABC News Albania 24/7