Tirana zyrtare “përplaset” për projektin, banorët e Unazës protestojnë

schedule21:37 - 3 Shkurt, 2019

schedule 21:37 - 3 Shkurt, 2019

Por ndërsa politika shqiptare vijon të përplaset në lidhje me projektin e Unazës së Madhe, banorët e zonës edhe këtë të dielë nuk kanë munguar në protestën e përditshme. Rreth orës 17.00, një grupim i banorëve të zonës së Unazës së Re dhe Astirit dolen në rrugë, siç kanë bërë cdo ditë gjatë gati 3 muajve të fundit. Edhe këtë të dielë kërkesat e tyre kryesore mbeten anullimi i projektit dhe mos rrëzimi i objekteve në pronësi të tyre.

Nën thirrjet “e duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, banorët kërkuan që përgjegjësit për projektin, sipas tyre korruptiv, të dalin para drejtësisë. Edhe këtë të dielë tubimit të tyre iu bashkuan dhe deputetët e opozitës. Në emër të PD-së, deputeti Klevis Balliu iu bëri thirrje banorëve që t’i bashkohen opozitës në protestën e 16 shkurtit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!