Tirana thyhet pas 188 ditësh, Egbo s’e humbet qetësinë: Kemi forcën për t’u ringritur

schedule22:12 - 15 Qershor, 2020

schedule 22:12 - 15 Qershor, 2020

Tirana u thye pas 17 ndeshjesh dhe pas plot 188 ditësh. Teuta mposhti 1-0 bardheblutë dhe rihapi garën për titull. Gjashtë pikë më shumë se Kukësi numërojnë bardheblutë, teksa Emmanuel Egbo, i cili përjetoi humbjen e parë si trajneri i Tiranës, foli pas ndeshjes për Supersport.

Ndihem i qetë, sepse ky është futbolli. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, jemi në rrugën e duhur, jemi me këmbë në tokë dhe jeta vazhdon. Ky është futbolli. Do kemi forcën e duhur për t’u ringritur, kam besim te lojtarët.

Nëse do kishim pak qetësi në pjesën e dytë, do flisnim ndryshe. Kemi krijuar më shumë raste se Teuta, pastaj ndikoi edhe lodhja, por krijuam epërsi në pjesën e dytë. Në pjesën e parë nuk ishim të qetë.

Pjesën e dytë ishim më të qetë dhe dolëm në lojën tonë. Zoti e vendosi kështu sot, do vazhdojmë në rrugën tonë. Nuk jam aspak i mërzitur. Ka qenë më agresive Teuta në pjesën e parë, nuk na lejuan të qarkullonim topin. Kjo ndikoi që të humbisnim vetëbesimin. E rregulluam situatën në pjesën e dytë.

Ndërrimet nuk i bëj se duhet t’i bëj, veproj vetëm kur lojtarët janë lodhur ose nuk po japin atë që duhet. Unë nuk shikoja ndonjë arsye për të bërë ndërrime, nuk duhet t’i bëj ato sa për të kaluar. Unë pashë lojtarët që luftonin për çdo top dhe në pjesën e dytë ishim më mirë se kundërshtari.

Kukësi? Unë e kam thënë gjithmonë se nuk merrem me ekipet e tjera. Unë dua të futemi në fushë dhe të marrim maksimumin. Kjo që ndodhi sot nuk më shqetëson aspak, pasi e kemi pritur edhe këtë moment që të ndodhë, jeta kështu është. Ne do shkojmë tani në shtëpi dhe do përgatitemi për ndeshjen e radhës”, përfundon Egbo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!