Skuadra e Tiranës synon të nënshkruajë me dy futbollistët e kombëtares, Andi Lila dhe Kristal Abazaj. Bardh e blutë konsiderohen si pretendent për titull.
Një nga pretendetët për të fituar titullin kampion në kategorinë superior sezonin e ardhshëm padyshim që është edhe Tirana. Bardh e blutë kanë nënshkruar me futbollistë tepër cilësorë ndërkohë që kërkojnë minimalisht edhe dy blerje të tjera.
Në kampin bardh e blu janë të interesuar për një mbrojtës dhe Andi Lila është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të klubit.
Futbollisti i kombëtares ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës për tre sezone dhe nuk e ka mohuar dëshirën për tu rikthyer sërish.
Lila do të ishte një përforcim i bujshëm në radhët e kryeqytetasve të cilët.
Një tjetër futbollist i kombëtares është në kërkim nga skuadra e Tiranës.
Fjala është për sulmuesin e Anderleht Kristal Abazaj. Futbollisti u huazua sezonin e kaluar tek Osijek në kampionatin kroat ku realizoi vetem nje gol ne 9 takime nderkohe që nuk ka vend ne formacion tek skuadra belge.
Tirana pretendon huazim me të drejtë blerje për sulmuesin që në superior ka mbajtur veshur fanellën e Luftëtarit ku spikati si futbollist./ABC News Albania 24/7